Ora News në shtëpinë e Arishtës, pas orëve të “luftës” rikthehet qetësia në fshat

Fshati që përjetoi një “luftë” të vërtetë, i është rikthyer qetësisë.Gjurmët e lëna nga përplasja e policisë së shtetit me 52 vjeçarin Ruzhdi Arishta, në fshatin Obot i ri të Shkodres janë ende të freskëta edhe pse kanë kaluar 72 orë nga kjo ngjarje.I drejtohemi kësaj zone për të cilën vijohet të flitet, por që banorët kanë zgjedhur heshtjen përpara kamerave, duke qëndruar larg komenteve si për përplasjen që i ngjau një shtetërrethimi, ashtu edhe për viktimën, që mori një jetë efektivi të FNSH-së dhe la të plagosur një 21 vjeçar.Detaje të reja dalin në dritë ndërsa bashkëbisedon me këta banorë jashtë kamere, të cilët thonë se Ruzhdi Arishta ishte fqinji më i ri i tyre. Ai kishte mbërritur në banesën ku u ekzekutua 3 vite më parë, pasi më herët kishte jetuar në shtëpinë e të parëve në kodrën ngjitur. Me të rrëfejnë fqinjët nuk ka patur përplasje, apo debate edhe pse ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tij psiqike.Edhe pse breshëria e plumbave dhe autoblindi e prishën banesën e cila nuk është në pronësi të familjes Arishta, gjurmët brenda saj tregojnë se 52 vjeçari nuk dallonte shumë nga të tjerët për jetesën që kryente.Për Ruzhdi Arishtën mbërrijnë shumë versione si rreth jetës që bënte, ashtu edhe për mënyrën se si sillej me të tjerët. Deri më tani askush nuk ka pranuar të flasë publikisht, as vetë familja e tij e cila negocioi për orë të tëra që ai të vetëdorëzohej, por pa ja dalë.Kohët e fundit ai kishte nisur të thurte me tela dritaret, ndërsa akuzonte 21 vjecarin Sherbela se donte ta helmonte dhe i vidhte perimet. Madje sipas deponimeve të familjarëve në polici, ai i kishte thënë babait të Besarit, se do t’ia vriste djalin për këto që po i bënte.Duket se në kokën e 52 vjeçarit ishte krijuar ideja e qartë dhe breshëria e armëve ndaj të riut nuk ka ardhur rastësisht, por simptomat e sëmundjes kishin nisur të vepronin.Sot nga porta ku hynte dhe dilte Ruzhdi Arishta, kanë hyrë dhe dalë vetëm prokurorët dhe grupi ekspertizës që ka nisur hetimet. Nga ana tjetër fqinjët ngjitur me të na rrëfejnë jashtë kamere se për ta tmerri i përjetuar në 12 orë nuk ka të përshkruar.Policia as që i ka lajmëruar për këtë sulm dhe aq më pak t’i ketë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur jetën nga plumbat.34 45 12 23Sequence 01.Still103 Sequence 01.Still104[caption id="attachment_591930" align="alignnone" width="640"]Ne foto : Majtas autori i vrasjes Ruzhdi Aishta dhe ne te djathte efektivi i vrare i FNSH Simon Gjeta Ne foto : Majtas autori i vrasjes Ruzhdi Aishta dhe ne te djathte efektivi i vrare i FNSH Simon Gjeta[/caption]/Oranews.tv/