Eksportet në bujqësi, ministri Panariti paralajmëron reformë të thellë

Reforma në veterinari është po aq e rëndësishme sa ajo në drejtësi. Prioritetin e ri të qeverisë shqiptare ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë një konference ku ai theksoi se do t’i hapet dritë jeshile eksporteve shqiptare në BE.Edmond Panariti: Kjo refomë është më e rëndësishëm pas reformës në drejtësi dhe ku BE do të përqëndrohet, duke filluar që nga ky vit dhe më me intesitet vitin e ardhshëm, pasi respektimi i standardeve më të larta të cilësisë së ushqimit është një kusht i domosdoshëm për të rritur eksportet tona.Ndërsa performancën e ulët të eksporteve sipas INSTAT me një rënie prej 0.16% ministri Panariti e rrëzon dhe i referohet doganave.Edmond Panariti: Unë mund të ndaj me ju disa të dhëna që nuk janë të dhënë të prodhuara nga unë, janë të dhëna që vijnë nga doganat, të dhëna që vijnë nga pikat e grumbullimit, aty ku prodhohet dhe aty ku eksportohet. U regjistrua një eksport me vlerë 4.4 mld lekë në krahasim me 2.9 mld lekë të nëj viti më parë.Më herët ministri i Bujqësisë Edmond Panariti zhvilloi një takim me dyer të mbyllura  me ambasadoren e BE, Romana Vllahutin ku është vendosur edhe akrodimi i fondit prej 71 mln lekësh  për bujqësinë, ku 13 mln do të jenë grante për fermerët.