Përplaset makina me dy të burgosur të Shënkollit, plagoset efektivi i Shkodrës

Një furgon i policisë së Shkodres që transportonte dy të ndaluar për në burgun e Shënkollit në Lezhë është përplasur me një mjet bujqësor ku mbeti i plagosurnjë efektiv policie por fatmirësisht pa rrezik për jeten.Aksidenti ndodhi rreth ores 16:00 në superstraden Shkoder-Lezhë në afërsi të fshatit Gocaj, ndërsa bëhet e ditur se 3 efektivet e tjerë dhe dy të ndaluarit që ndodhëshin në furgonin e policisë më targa të Ministrisë së Brendshme 195 aa nuk kanë patur probleme gjatë perplasjes.I plagosuri i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit është transportuar menjehere për në Spitalin e Lezhës, ndërsa 2 të ndaluarit janë derguar drejt burgut të Shënkollit me një tjeter mjet të sjellë për ndihmë nga Drejtoria e Policisë në Lezhë. Ne vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertet e Policisë gjyqësore që kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se furgoni i policisë po levizte menjehëre pas mjetit bujqesor i cili ndersa po tentonte per tu futur ne nje rruge dytesore eshte goditur ne pjesen e mekanikes bujqesore te vendosur pas saje nga furgoni i policise duke e dëmtuar ndjeshëm pjesën e kabines.Policia rrugore ka shoqëruar për të marre në pyetje drejtuesin e mjetit bujqësor të përfshirë në aksident, ndërsa në pyetje do të merret edhe drejtuesi i furgonit për të zbardhur plotësisht shkakun e këtij aksidenti./Oranews.tv/