Bashkia e Tiranës e Fondi "Crimson", 5 milionë dollar për të rinjtë që duan të bëjnë biznes

Nëse një i ri në kryeqytet ka një projekt biznesi mund të aplikojë për kredi tek bashkia e Tiranës. Nëpërmjet fondit "Crimson Funding", si bashkëpunim i bashkisë me  Fondi shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve aplikuesit do të mbështeten nëpërmjet fondit  5 milionë dollar për 4 vitet me qëllim nxitjen e punësimit. Bashkia financon 25% të kredisë.Erion Veliaj:Nëse dikush ka pyetjen se kush është targeti ynë dhe kë duam të ndihmojmë me financa me Cromson Funding janë djem e vajza të këtij qyteti që kanë një ide brilante. Një fond që në total shkon në 5 mln dollarë dhe deri në fund të mandatit tim të mund të punësoj 800 vetë, kjo padyshim do të jetë histori suksesi”.Për të përfituar këtë kredi, bashkia do t’i lehtësojë aplikuesit me % të ulët të interesit dhe pa burokraci si në banka e nivelit të dytë. Fondi shqiptar amerikane I ndërmarrjeve gjatë prezencës së tij në shqipëri ka investuar në 40 sshoqëri për të rritur kapitalet e tyre ndërsa të dhënat e fondit tregojnë se janë krijuar 7 mijë vende pune. Investemet e donatorëve nëpmjet projekteve të fondit arrijnë deri në 300 milionë dollarë.