Largimi i romëve nga liqeni, Veliaj: Plan veprimi me staf të specializuar

Këto familje rome që prej vitesh jetojnë pranë liqenit artificial ne Tirane duhet të largohen brenda 10 ditëve të para të tetorit, sipas urdherit te bashkise, në të kundërt situcionet shtetërore do te ndërhyjne për  ti zhvendosur.Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Liqeni i Tiranës është sot e vetmja hapësirë që kemi, dhe qytetarëve që janë vendosur aty përkohësisht u kemi bërë një ofertë që janë kushte jetese shumë më të mira se kushtet ku jetojnë aty. Incidentet e fundit, me ndotjet e kanaleve dhe kthimi i liqenit në një gropë septike nga ky komunitet , incidentet e rrahjes së qytetarit gjerman deri në sakatosje, incidentet e zhurmës dhe ndotjes në mënyrë të përsëritur janë një arsye më shumë pse kjo duhet të kishte ndodhur 4 vite përpara”.Avokati i Popullit  i cili ka nisur hetimin ndaj kësaj çështje, i  kërkon autoriteteve te bashkise të shmange ndërhyjet e dhunshme.Erind Pirani, komisioner i Av. të Popullit: “Kërkojmë publikisht që të shmanget dhuna dhe të gjitha procedurat që do të ndiqen të jenë jo vetëm të ligjshme por edhe të respektojntë standartet europiane të të drejtave të njeriut”.Zgjidhja e parë për zhvendosjen e tyre është ajo e qëndrës së emergjencave në Tufinë në të cilën jetojnë dhe familje të tjera rome. Ndërsa zgjidhja e dytë për këto familje është të zhvendosen në qytete të tjera ku figurojne të regjistuar.romet