Fondet publike, kontroll më të rreptë nga inspektorë të posaçëm

Ndryshimet e propozuara në projektiligjin për inspektimin financiar publik kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë midis pozitës dhe opozitës, e cila akuzon se ligji nuk vjen në përputhje me standardet e BE dhe se i kthen inspektorët në xhandarë.Ridvan Bode: Përmes procesit të auditimit ju duhet të nxirrni konkluzione për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe për të rregulluar problematikën. Hiqni auditimin dhe merrni inspektimin....po cfarë do të thotë kjo? Cfarë forme merr kjo qeverisjeLucin Shehu: Inspektimi thjeshte edhe për parapele psh, ketë sistem sesi përdor fondet IPA është i centaralizuar. Unë duhet të kemi kontrollin si financë.Sherefedin Shehu: Ne përpiqemi që të rrisim performancën që njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm të ruhen vetë nga ligji dhe jo me shkop sic doni ta bëni ju.Lucin Shehu:  Kjo është një formë disiplinimi. Unë nuk e di sesi mund të mbahet disiplina në financat publike.Ligji për inspektimin financiar publik është miratuar në vitin 2010 dhe inspektimet në terren bëheshin nga inspektorë të jashtëm. Me këtë ndryshim do të jetë një strukturë e posaçme brenda ministrisë së Financave që do të kontrollojë menaxhimin dhe përdorimin e fondeve publike./Oranews.tv/