Çifti i homoseksualëve mbetet duke pritur në altar
Italia është shteti më i madh në Perëndim që ende nuk ka pranuar martesën ligjore mes çifteve të të njëjtit seks dhe këtë vit është dënuar fort nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, për dështim në implementim të legjislacionit europian.Italia e ka të vështirë të promovojë të drejtat dhe liritë civile, të cilat shkojnë ndesh me mësimet dhe predikimet e Kishës katolike Romake.Por kjo çështje kohët e fundit, duket se ka vënë në pikëpyetje edhe vendosmërinë politike të kryeministrit Mateo Renzi dhe vendosmërinë e tij për të nxitur lobimin brenda vendit, çështje këto që më herët kanë shkaktuar stuhi në Itali.Rosario Murdica dhe Gianni Finocchietti, gjithnjë kanë dashur të martohen në Itali por pas 30 vitesh bashkë, ata duket se i kanë hunbur shpresat për të lidhur jetën e tyre bashkëshortore pikërisht në Itali, vendlindjen e tyre dhe në vend të saj shkëmbyen betimet në Portugali, gjë që atyre nuk i jep në Itali asnjë të drejtë ligjore si çift.Kjo do të thotë se ata paguajnë taksa në çift si çdokush tjetër sepse janë homoseksualë dhe në Itali një martesë e tillë nuk njihet, ata nuk kanë të drejtë të përfitojnë pension nëse njëri prej partnerëve ndërron jetë, nuk kanë asnjë të drejtë automatike apo konfidenciale në spital nëse njëri prej tyre sëmuret sepse ligjërohet nuk konsiderohen familje.“Ne jemi cift si cdo çift tjetër në botë” thotë Murdica në shtëpinë e tij në Romë.“Nuk ka asnjë ndryshim mes nesh dhe një cifti heteroseksual sepse të dy punojmë, jetojmë bashkë, kemi miq dhe familje. Ne paguajmë taksat njësoj njësoj si çdokush tjetër. Vendi ka nevojë për profesionistë si ne, ndaj nuk e kuptojmë për çfarë motivi janë kaq diskriminues kur flitet për barazi” thotë ai.Bashkëshorti i Murdica-s, është dakord me të, duke shtuar se është i lodhur me faktin që trajtohet si të ishte një qytetar i dorës së dytë.“Sepse nuk duhet të ekzistojnë ndarje” thotë Finocchietti.“Por po trajtohemi si qytetarë të getos sepse nuk kemi të drejta të barabarta sikurse i jepen qytetarëve të tjerë, që njësoj si ne paguajnë taksa, kontribuojnë në jetën sociale dhe ndihmojnë në gjithcka për një jetë normale dhe të qetë”.Pavarësisht situatës aktuale, Finocchietti është besim plotë se gjithcka do të ndryshojë, ndonëse jo tani shpejt.“Kam besim se edhe në Kishë do të ketë ndryshime, e shoh këtë ndryshim tek njerzit. Kjo më pas do të ketë një efekt edhe në strukturë, në ideologji, në kulturën fetare por kjo do të kërkojë kohë për tu përshtatur me kulturën italiane”.Pasi nuk ka përmbushur deri më tani afatet që vetë i kishte caktuar, kryeministri renzi është zotuar se parlamenti do ti aprovojë martesat mes të njëjtit seks brenda vitit 2015, në një ligj që nuk sanksionin një martesë të plotë mes homoseksualëve por unionet civile kanë kompletuar këtë ligj me mbrojtje ligjore.E pavarësisht lojës politike për miratimin apo jo të ligjit, vetë cifti gay janë të zemëruar sepse besojnë se të drejtat dhe e ardhmja e tyre është në duar të dredhive politike.Senatorja Monica Cirinna, autore e draftit të qeverisë për unionin civil, thotë se Italia ka ngecur në “moshën e mesme” dhe argumenton se vendi i saj duhet të aprovojë sa më parë këtë ligj për të rritur edhe besueshmërinë në sytë e ndërkombëtarëve.“Ne e kemi shumë të vështirë të mendojmë se mund ti biem daulles për emigracionin në Europë dhe pastaj të rrimë në rradhën e pritjes kur vjen puna për të drejtat e njeriut” thotë Cirrinna, që është anëtare e Partisë Demokratike të Renzit.Sipas saj, të qënurit njësoj si cdo vend tjetër i Europës, na jep më shumë kredibilitet dhe më shumë forcë.Parlamenti i Italisë është vetëm 5 minuta larg Vatikanit, selia e pushtetit për Kishën Katolike Romake, që ushtron një ndikim të jashtëzanokshëm mbi politikën e brendshme të vendit, sidomos për këtë cështje.Pavarësisht se Papa Francesku është më mendjehapur për ndryshimet në shoqëri ndryshe nga paraardhësit e tij, ai e ka bërë të qartë kundërshtimin e tij për martesat mes të njëjtit seks.“Cështja që ne mendojmë se është më e rëndësishme është fakti se mund të ketë vërtet afeksion mes 2 homoseksualëve, ndoshta më i fortë se ai mes një gruaje dhe një burri por ky afeksion nuk mund të jetë martësor” thotë Paolo Gentili, drejtor i zyrës pastorale për familjet.“Një homoseksual që është i ndërshëm me vehten, e di që ai dhe partneri i tij, asnjëherë nuk do të bëhen prindër së bashku” tha gentili.Edhe fundjavën e shkuar, papa Francesku e ruikonfirmoi hapur qëndrimin e tij kundër për martesat gay ndonëse tha se Kisha duhet të shfaqë dashuri dhe mirëkuptim për ta, sikurse për cdokënd tjetër. Kisha mëson se tendencat homoseksuale nuk janë mëkat por kryerja e këtyre marrdhënieve është e tillë.Sipas një sondazhi të organizuar nga Instituti Piepoli në maj, 51% e italianëve janë kundër martesave mes të njëjtit seks.Shumë prej tyre mendojnë se martesa duhet të jetë tradicionale, vetëm një mashkulli dhe një femre, duke treguar se vetë italianët nuk janë aq mendjehapur aq sa për të pranuar në familje apo shoqëri një cift homoseksual, ndonëse i respektojnë të drejtat dhe liritë e tyre.