Hiqet pllaka e Sulltan Sulejmanit në kalanë e Lezhës, do të restaurohet

Pllakati i Sulltan Sulejmanit i cili ishte vendosur në hyrje të Kalasë së Lezhës rreth tre javë më parë është hequr sërish nga ky vend. Vendimi për heqjen e tij u mor nga Ministria e Kultures,  pas dëmtimëve që ju bënë këtij pllakati 1 ditë më parë nga përsona ende të paidentifikuar. Kanë qenë Specialistë të Institutit të Monumenteve  të Kulturës dhe të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër të cilët kanë ndërhyrë mesditën e së martës, duke e hequr pllakatin nga ky vend. Ky fakt është bërë i ditur nga Përgjegji i Kalasë Dedë Margjoni, sipas të cilit pllakati tashmë është dërguar në laboratorin e Institutit të Monumentëve të Kultures në Tiranë.Pllakati i Sulltan Sulejmanit do të riparohet në pjesët e dëmtuara dhe më pas do të ruhet në muze atje ku ka qenë edhe më parë. Sipas burimëve do të bëhet një kopje e këtij pllakati dhe do të vendoset sërish në hyrje të Kalase së Lezhës nga Drejtoria e Kultures Kombëtare në Shkodër.Ky pllakat u vendos në hyrje të kësaj kështjelle me 22 shtator të këtij viti, ndërsa solli debate të shumta midis historianëve dhe studiuesve në mbarë vendin. Kundër vendosjes së këtij pllakati në atë vend ishin edhe banoret e Lezhës të cilët reaguan ashper në rrjetet sociale, ndërsa në dy raste pllakati u tentua të hiqet duke u dhunuar nga përsona ende të paidentifikuar.[caption id="attachment_593382" align="alignnone" width="982"]Ne foto: Heqja e pllakes se Sulltan Sulejmanit nga Kalaja e Lezhes Ne foto: Heqja e pllakes se Sulltan Sulejmanit nga Kalaja e Lezhes[/caption]/Oranews.tv/