Kërkohet kontrolli për shitjen e kanabisit në Berlin, refuzohet nga qeveria
Një aplikim i bërë nga një rajon në Berlin, për të kontrolluar shitjen e kanabisit, është refuzuar. Lajmi u bë publik për mediat nga kryebashkiakja e rajonit, Monika Herrmann në kryeqytetin gjerman.Instituti Federal Gjerman për Drogërat, ka refuzuar kërkesën e rajonit Kreuzberg, duke cituar rregulloren gjermane për narkotikët, që nuk e njeh kanabisin si një alternativë për trajtim mjekësor dhe pranoi përdorimin e legalizimin e saj vetëm për disa raste të justifikuara mjekësore.Rajoni në Berlin aplikoi në qershor për të kontrolluar në mënyrë ligjore shitjen e hashashit dhe marijuanës. Specifikisht kërkohej që në këtë rajon, të hapeshin 4 dyqane në të cilat të rritur e moshës mbi 18 vjeç, të mund të regjistroheshin dhe të mund të blinin në muaj doza nga 10 gram kanabis, deri në totalin e 60 gramëve në muaj.“Nuk ishte kurrë qëllimi ynë, e kam thënë shumë herë, krijimi i një zone të lumtur për të gjithë përdoruesit e kanabisit në Kreuzberg” i tha Herrmann gazetarëve.“Qëllimi ynë ishte të vepronim në interes të mbrojtjes së rinisë dhe mbrojtjes së konsumatorëve dhe për të implementuar synimin e legjislacionit”.Zyrtarët e rajonit kanë një muaj kohë në dispozicion për të vendosur nëse do ta apelojë këtë vendim apo jo.