Muaji kundër kancerit, statuja e Krishtit në Rio De Janeiro “vishet” me rozë
Statuja e Krishtit në Rio de janeiro është ndricuar me ngjyrë rozë, në shenjë ndërgjegjësimi me muajin tetor, që është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.Çdo tetor, njerëz nga e mbarë bota kremtojnë Muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në një përpjekje të përbashkët për të luftuar këtë sëmundje e për të inkurajuar njerëz për të ndërmarrë cdo ditë hapat e duhur për ta mposhtur, përfshirë edhe lancimin e kërkesës për kryerjen e një mamografie.Në Rio de Janeiro, eventi u organizua nga 2 organizata jo-fitimprurëse, me shpresën se mijëra njerëz do të ngrenë sytë dhe do të shohin statujën e famshme me ngjyrë pink dhe pas kësaj shpresojmë ti bashkohen fushatës për ndërgjegjësim.Vania dos Santos Maia, e cila tha se një vit më parë u trajtua nga kanceri i gjirit, tashmë që e mposhti sëmundjen, është bashkuar me këtë fushatë sepse mendon se bashkimi është thelbësor për të ndihmuar të gjitha të prekurat nga kjo sëmundje.“Është e rëndësishme, nëse ne nuk kemi suport, nëse ne nuk takojmë të tjerë njerëz që jetojnë me të njëjtin problem, do të jetë shumë e vështirë. Ndaj mendoj se duhet të jemi bashkë, të mbështesim atë grup femrash dhe grash me të njëjtin problem” tha ajo.“Lëvizja Pink” në mbarë botën ka tërhequr vëmëndjen, duke kërkuar vetëm kujdes për këtë cështje, ndërgjegjësim. Ndaj cdokush atje poshtë, që sheh krishtin dhe thotë shikojeni atë, është rozë, të mendojë për kancerin e gjirit. Kjo është shumë e rëndësishme” thotë Aline Mesquita ndërsa sheh malin e lartë në të cilën qëndron stoike statuja e famshme e krishtit.Sipas statistikave zyrtare, në Brazil, 42% e femrave që diagnostikohen me kancerin e gjirit, vdësin për shkak të kapjes në kohë të sëmundjes. Për të shmangur këtë, një grua duhet të bëjë një mamografi cdo vit. Cdokush ka 95% shanse për të mbijetuar.