Shkatërrohet banda e heroinës, kokainës e marijuanës në Leçe, 3 prej tyre shqiptarë
3 shqiptarë janë pjesë e listës së një hetimi nga policia italiane në Leçe për posedim e trafikim heroine, kokaine e marijuane.Heroina dhe kokaina mendohet të ketë ardhur nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.Bilal Bocaj, 48 vjeç, Elten Bylo, 35 dhe Fatjon Shehaj, 28, banues në Giuggianello dhe Poggiardo, provinca të Leçes, janë pjesë e hetimit të plot 13 personave të dyshuar si të përfshirë në një shoqatë kriminale që posedon e trafikon drogë.Gjeneza e tërë hetimeve nisi 19 marsin e dy viteve më parë kur Guardia di Finanza arrestoi 4 italianë brenda një dyqani ku do të kryhej shkëmbimi i 20 kg hashash nga dy korrierë nga Kampania.Pas sekuestrimit të këtyre kilogramëve, autoritetet italiane nisën përgjime intensive që bëri të mundur zbulimin e grupit kriminal dhe rolet përkatëse që kishte çdo i dyshuar./Oranews.tv/