Opozita kundër formulës së Prokurorit dhe Gjykatës së Lartë
PD i bashkëngjit draftit te ekspertëve vendas dhe të huaj për reformën në drejtësi një analizë të hollësishme voluminoze, përmes të cilës i bën oponencë ligjore disa kapitujve të rëndësishëm që lidhen me funksionimin e institucioneve kushtetuese. Në dokumentin që i është përcjellë komisionit të Venecias dhe që Ora News arriti ta sigurojë, demokratët kundërshtojnë formulën e zgjedhjes së prokurorit, atë të e funskionimit të Gjykatës së Larte, nenin që ndalon ndryshimet kushtetuese në ato pjesë që prek reforma aktuale si dhe mjaft çështje të tjera.Tirane- Në dokumentin e PD prej 55 faqesh që i është bashkangjitur draftit të ekspertëve për rishikimin e Kushtetutës në Funksion të Reformës në Drejtësi, i bëhet një analizë e hollë riorganizmit të institucioneve.Opozita përmes këtij dokumenti të zbuluar nga Ora News flet hapur për një përpjekje të shumicës për kapjen e sistemit të drejtësisë. Selia blu, kundërshton nenin mbi formulën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, duke theksuar se kriteret e vendosura, të çojnë drejt kapjes politike të këtij institucioni."Rregullin për emërimin e Prokurorit aktual në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe me shpjegimin në relacionin shoqërues që Prokurorit aktual, duhet t'i ndërpritet mandati, lënë të kuptosh që këto kritere janë hartuar për një individ konkret"Ekspertët e demokrat kundërshtojnë dhe formulën për krijimin dhe funskionimin e Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që institucioni të kthehet në Gjykatë karriere."Lidhur me nenin 28 të projektligjit ne konstatojmë përplasje dhe paqartësi konceptesh themelore, si më poshtë: Formulimi i propozuar nuk garanton që Gjykata e Lartë të shndërrohet në gjykatë karriere dhe jashtë influencave politike. Emërimi si anëtar i Gjykatës së Lartë të individëve jashtë sistemit gjyqësor, krijon mundësi të lartë për politizimin e Gjykatës së Lartë"Demokratët nuk bien dakort edhe me nenin 12 të draftit, ku sanksionohet se Gjykata Kushtetuese nuk mund të rrëzojë një ligj të miratuar nga Kuvendi, për rishikimin e Kushtetutës dhe që e bën të paprekshëm draftin themeltar të funksionimit të shtetit në kapituj që ndryshojnë aktualisht përmes reformës. "Në vlerësimin tonë është tërësisht e papërshtatshme që një rregull i tillë të shtohet me një ligj rishikues, pra të mos jetë pjesë e tekstit origjinal të Kushtetutës. Në këtë mënyrë, krijohet bindja se ky rregull prezantohet vetëm për të ruajtur të paprekur ndryshimet konkrete kushtetuese"Kundërshti ekspertët demokratë shfaqin dhe për ristrukturimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tyre ky Inspektoriat në rregullat që përcaktohen në ligj nuk mund t'i shpëtojë ndikimeve poltike ndaj ata sygjerojnë:"Në funksion të rritjes së pavarësisë dhe autonomisë vetërregulluese të sistemit gjyqësor, të parashikohet të ketë vetëm një Inspektoriat për gjyqësorin, i cili të mbetet brenda KLD-së. Inspektoriati i KLD-së të organizohet në seksione të ndara, përgjegjëse për disiplinimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve, për të siguruar ndarjen e nevojshme të këtyre dy proceseve.Në kapitullin ku listohen 130 pyetje për Komsionin e Venecias demokratët ngrejnë këtë shqetësim."Përjashtimi i Presidentit të Republikës nga Pjesmarrja dhe kryesimi i Keshillit të Lartë Gjyqësor edhe pse ai nuk ka kompetenca ekzekutive, ndërkohë që ruhet pjesëmarrja e Ministrit të Drejtësisë a është një masë që përforcon influencën politike në KLGJ?Demokratët mbështësin ngritjen në Kushtetutë të strukturës së posaçme anti korrupsion por kërkojnë që ajo të jetë jashtë ndikimeve poltike duke mos eleminuar nga procesi i përzgjedhjes filtrat balancues, qe sipas tyre mund të jenë Presidenti i Republikës apo opozita parlamentare.Gjithashtu ekspertët e selisë blu, mbështesin krijimin dhe forcimin e rolit të Këshillit të Prokurorisë, por sërish shqtësimi i tyre mbetet ndikimi poltik, ndaj ata kërkojnë që anëtarët e emëruar nga Kuvendi, të zgjidhen nëpërmjet një shumice të cilësuar që garanton pjesëmarrje substanciale të opozitës.Pjesëmarrja substanciale e opozitës shoqëruar me instrumenta zhbllokues, është një kërkesë që opozita liston për çdo institucion kushtetues, përshirë dhe zgjedhjen e kryeprokurorit dhe kjo argumentohet me nevojën që drejtësia të qëndrojë jashtë influencave politike.
/Oranews.tv/