Opozita: Ekspertë ndërkombëtarë për ligjin e barnave, në mbrojtje të sigurisë së jetës

Deputetët demokratë kanë vijuar betejën për të rrëzuar draftin ligjor për barnat, duke e cilësuar si klientelist dhe një rrezik për sigurinë e jetës së shqiptarëve.Në diskutimin nen për nen, në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësine, Kryetarja Albana Vokshi kërkoi të ngrihet komision me ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të zyrtarizuar nga OBSH për të përmirësuar ligjin në drejtim të sigurisë së medikamenteve:“Pas ndryshimeve të sjella nga qeveria qëndrojnë vetëm interesa të lobeve dhe klienteve të Edi Ramës dhe Ilir Beqës. Miratimi i këtij ligji, do ti hapë rrugën barnave të pasigurta dhe mund të sjellë largimin e kompanive të tjera prestigjoze në farmaceutikë, në kushtet e një konkurrence të pandershme kur hyjnë barna të falsifikuara” u shpreh deputetja Vokshi.Deputetët demokratë theksuan dhe një herë se arsyetimi i Qeverisë që ligji aktual bie ndesh me marrëveshjen e CEFTA-s është mashtrim i pastër.“Neni 17 shprehet qartë ‎se CEFTA nuk tejkalon ligjet e një vendi kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik.Në kushtet ku në Shqipëri Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore, nuk ka as teknologjinë dhe as kapacitetet njerezore për të bërë kontrollin dhe analizën e cilësisë, sigurisë së barnave, ligji ekzistues është një filtër i domosdoshëm për barnat që importohen nga Ballkani. ‎Një muaj më parë gati 700 barna të falsifikuara kanë qarkulluar në Europë, pavarësisht certifikimit, ku një pjesë e tyre mendohet se janë edhe në Shqipër”i.Deputetët demokratë risollën në vemendje të publikut se ligji i ri i barnave dhe i shërbimit farmaceutik u hartua në menyrë klienteliste, pa asnjë mendim dhe propozim të profesionisteve.Deputetët demokratë depozituan propozimet e tyre për përmirësimin e ligjit në interes të shëndetit e sigurisë së qytetarëve, të cilat u rrëzuan nga mazhoranca.