Hedhja e mbeturinave rrit nivelin e ndotjes në lumin Shkumbin

Hedhja e mbetjeve të gjithëfarëllojshme në lumin Shkumbin, kanë rritur nivelin e ndotjes përreth Elbasanit.Ndonëse gjobiten në vijimësi nga Inspektoriati i Mjedisit, lokalet apo firmat e ndërtimit vazhdojnë të hedhin mbeturinat në lumë.Krenar Karaj: Kemi vënë gati 15 milion lekë të reja gjoba. Ka ndotje të madhe të lumit dhe është gjithë sëmundje. Edhe për çështje e peshkut që preferohet shumë nga elbasanasit u bëj thirrje të mos e konsumojnë se është me sëmundje.Ambientalisti, Ahmet Mehmeti, ngre nje shqetesim edhe me te madh. Sipas tij ndotja ka përshkuar edhe tokën edhe ujin dhe për të përmirësuar situatën ai bën thirrje për vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave.Ahmet Mehmeti: Ndikimi që ka uji i ndotur i lumit në shëndetin e njerëzve, mbi lëkurën por edhe organet e tjera, duhet tërhequr vëmendja. Ka ardhur koha që të vendosen impante për trajtimin e ujrave të zeza dhe të gjitha uëjrave të tjera. Të ujërave industriale për mos hedhjen e mbetjeve industriale në lumin Shkumbin siç ka vijuar deri më tani.Qindra metër kub mbeturina janë depozituar vitet e fundit, përgjatë shtratit të Shkumbinit, por disafish me tepër kanë përfunduar në det, ku lumi ka grykëderdhjen.