Aksioni ndaj informalitetit, në sitë biznesi i madh, gjoba për shkeljet

Në Vlorë aksioni ndaj informalitetit po fokusohet te biznesi i madh. Në ditën e parë të inspektimit, grupet e kontrollit kanë gjobitur dy biznese të mëdha që u gjetën me mungesë dokumentacioni.Në kuadër të aksionit ndaj informalitetit, grupet e kontrolleve në Vlorë kanë nisur inspektimet tek biznesi i madh, ku vetëm ditën e parë u gjobitën dy subjekte me vlerë 2 milionë lekë të reja.Në sitë do kalohen fasonët, biznesi i ndërtimit, hotelerisë dhe fabrikat e përpunimit të mishit.Pranvera Resulaj: Që javën e kaluar duke pasur në fokus pikat e tregtimit të shumicës të cilat shpesh herë janë një element shumë i mundshëm për evazion, kemi konstatuar në dy pika, në Vlorë dhe Himarë shitje të padeklaruar që sëbashku me penalitetet për evazion kapin vlerën e 1.5 dhe 2 milion lekë të reja. Të gjithë bizneset e reja duhet të bëjnë deklarimin e punonjësve të siguruar dhe këtu kuptoj që çdo biznes i ri ka një administrator, pra në emër të kujt është hapur biznesi.Në Vlorë, zyrtarisht prej 7 shtatorit kur nisi aksioni në terren janë konstatuar rreth 400 shkelje të biznesi i vogël, kryesisht për mospërdorim kase dhe mosdeklarim të ardhurash./Oranews.tv/vlore/Oranews.tv/