Promovimi i turizmit, bashkëpunim mes rajonit të Nisas në Poloni dhe qarkut të Lezhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2015, 14:35
Promovimi i turizmit të Lezhës, krijimi i lidhjeve mes te rinjve, si edhe bashkëpunime në kulturë e sport, janë bërë pjesë e programit të bashkëpunimit mes rajonit të Nisas në Poloni dhe qarkut të Lezhës.Delegacioni polak është pritur nga kreu i Këshillit të qarkut Lezhë, Gjokë Noka.Czesllaw Billobran: Kemi dëshirë të bëhen takime mes të rinjve. Duam të promovojmë rajonin e Lezhës në Nisa në Poloni. Gjithashtu dëshirojmë të realizojmë bashkëpunime mes klubeve sportive nga Lezha dhe Nisës, por edhe të vijnë për trajnim punonjësit e administratës të qarkut”.Delegacioni nga rajoni i Nisas në Poloni ka bërë disa vizita në disa prej zonave historike të Lezhës, për t'u njohur edhe me të shkuarën e këtij rajoni.