Speciale/ Ati i Shenjtë në nominim për Çmimin Nobel për Paqen

Papa Françesku është një nga pretendentët kryesorë të Çmimit Nobel për Paqe për 2015.Emri i kardinalit argjentinas, Jorge Bergoglio, ishte shumë pak i njohur jashtë qytetit të tij të lindjes, deri në ditët përpara dorëheqjes së Papa Benediktit.Teksa kardinalët u mblodhën për të votuar pasuesin e tij në Kapelen Sistinë, shumë emra u përmendën por shumë pak e prisnin që Papa i ardhshëm do të ishte jezuiti i përulur.Zgjedhja surprizë u emërua në Vatikan në 13 mars 2013, Papa i ri mori emrin Francis i Parë, duke u shndërruar në Papën e parë jo-europian në 1300 vjet."Vëllezër dhe motra, mirëmbrëma" tha lideri i ri i Kishës Katolike, të përfshirë fundmi nga telashet, teksa iu drejtua botës nga ballkoni në sheshin “Shën Pjetër”.Që nga fillimi i papatit të tij, Papa Françesku është zotuar se do ta bëjë kishën më të përulur dhe në dispozicion të të gjitha shtresave të shoqërisë. Në meshën e tij të inaugurimit, ai i bëri thirrje kishës që të mbrojë të dobëtit dhe të mbrojë mjedisin.Duke iu adresuar më shumë se 200 mijë besimtarëve të mbledhur jashtë në sheshin “Shën Pjetër", në prani të shumë liderve botërorë, Papa argjentinas nënvizoi mesazhin e tij kryesor: "se misioni i Kishës është të mbrojë të varfërit dhe të dizavantazhuarit".Mesha, në të cilën në mënyrë formale Françesko u prezantua si lider të 1.2 miliard katolikëve, ishte shumë e thjesht dhe një orë më e shkurtër sesa inaugurimi gjithë shkëlqim dhe i stilit barok në vitin 2005, i paraardhësit të tij, Papa Benediktit.Që në fillim, Ati i Shenjtë u shfaq me këmbë në tokë, madje këtë e tregoi kur theu traditën e javës së tij të parë të shenjtë, duke prezantuar një pasdite të martën e shenjtë, me një shërbim në burgun për minorenë "Casal del Marmo" në Romë.Gjatë shërbesës, Papa lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve minorenë, për të përkujtuar xhestin e përulësisë së Jezusit ndaj apostujve të tij, natën përpara se të vdiste.Papa Françesku ka përsëritur dhjetra herë kërkesën për paqe në Lindjen e Mesme.Në maj të vitit 2014, ai vizitoi Palestinën dhe Izraelin, duke u ndalur edhe në territoret separatiste të Izraelit. Papa zbriti nga automjeti i tij, duke kaluar murin gri të betonit, që Izraeli e kishte ndërtuar 11 vjet më parë gjatë një kryengritjeje palestineze, në atë që ndau Betlehemin nga Jeruzalemi fqinj. Izraeli tha se muri është i nevojshëm për arsye sigurie.Papa kaloi disa minuta nën hijen e një kulle vëzhgimi në Izrael dhe u shfaq duke thënë një lutje. "Free Palestine", “Liroje Palestinën”.Të njëjtën thirrje për paqe, Papa e bëri edhe në nisje të pelegrinazhit në Betlehem, që besohet nga të krishterët të jetë vendi i lindjes së Jezusit, duke theksuar se konflikti i tejzgjatur Izrael-Palestinë, është bërë i papranueshëm.Një ditë më parë, Françesku ishte lutur edhe në vendin e shenjtë në Jordani, ku besimtarët besojnë se është vendi ku është pagëzuar Jezusi. Nga aty, ai bëri thirrjen dhe apelin urgjent, për ti dhënë menjëherë fund luftës civile në Siri."Jemi shumë të prekur nga tragjeditë dhe dhimbjet që po shkaktohen në mënyrë të vecantë nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Po mendoj vazhdimisht dhe kryesisht për të dashurën Siri. Nisi si një luftë mes vëllezërve që zgjati për tre vjet dhe tani ka prodhuar aq shumë viktima, sa ka detyruar miliona të tjerë të emigrojnë" tha Papa gjatë një audience në një kishë pranë lumit Jordan.Si një kampion i të përulurve, Françesku vizitoi ishullin e Lampeduzas në jug të Italisë në korrik të 2013 për të bërë homazhet për qindra emigrantët që kishin humbur jetën në përpjekje për të kaluar detin nga Afrika e Veriut.Në 2014-ën, ai u takua me të mbijetuarit dhe të afërmit e 366 emigrantëve të vrarë në bordin e anijes në Lampeduza një vit më parë.Papa i bëri thirrje kombeve të bashkojnë forcat në ndihmë të rritjes së numrit të emigrantëve, që kishin ndërmarrë udhëtimin për ti shpëtuar luftës dhe varfërisë.Për besimtarët katolikë, i rëndësishëm ishte udhëtimi i Atit të Shenjtë në Kubë në 2015-ën, një përpjekje diplomatike e tij për rikthimin e marrëdhënieve mes Kubës dhe SHBA-ve, ndërsa Papa takoi edhe liderin revolucionar Fidel Catsro, ndërsa vizitoi më pas edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dalja e tij në Shtëpinë e Bardhë, përkrah presidentit Obama, u ndoq nga një meshë masive dhe shërbim për besimtarët, ndërsa shumë prej këtyre të fundit shtrënguan duart me Atin e Shenjtë.Ai pati një mesazh të rëndësishëm, që e përcolli nga foltorja e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, dike i bëri thirrje liderve botërore, të eliminojnë armët nukleare.Ai sulmoi hapur ata qe janë të uritur për fuqi dhe pushtet duke theksuar se lakmia dhe babëzia po shkatërron burimet e tokës dhe po përkeqëson varfërinë.Ati i Shenjtë u shfaq shumë komod me fëmijët, ndërsa suprizoi priftërinjtë dhe fansat e futbollit teksa i ftoi ata të bënin xhiro me makinën e tij.Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2015 do të shpallet të premten më 9 tetor.