Rama: Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit e duam të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë janë më të mirat e mundshme. Deklarata u bë gjatë një pritjeje në kryeministri për 20 vjetorin e krijimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të zhvillimit.Kryeministri e mbylli fjalën e tij me batutën se Fondin e do e gjithë politika shqiptare."Pas 93 vitesh marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet tjetër. Janë këto marrëdhënie që Shqipëria ka me një shtet tjetër që i kanë dhënë një dimension tjetër edhe shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon. Deklarata e përbashkët për partneritet strategjik nënshkruar më 20 prill 2015 pasqyron më së miri nivelin shumë të lartë të këtyre marrëdhënieve partneriteti.Ndihma në demokratizimin e vendit tonë por dhe zgjidhja e çështjes shqiptare të Kosovës, i dedikohen më së shumti e më së pari SHBA-së dhe padyshim dhe marrëdhënieve të shkëlqyera të SHBA-së me Shqipërinë. Fondi ka dhe një meritë tjetër që është bërë një nga të paktat tema, raste, emra që nuk krijon shkak për luftë politike. Duhemi, s’duhemi fondin e duam”EDI RAMA ./Oranews.tv/