Zjarr në një qendër azilantësh në Gjermani, humb jetën emigranti

Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një qendër emigrantësh në lindje të Gjermanisë, në qytetin Saalfeld.Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila tha se nuk dihen shkaqet e flakëve masive.Identitieti i viktimës fillimisht ishte i paqartë, por më pas u zbulua se ai ishte një i ri nga Eritrea.Nuk është hera e parë që qendrat ku strehohen klandestinët përfshihen nga zjarri në Gjermani, ku vetëm në dy muajt e fundit ka pasur shumë raste të tilla, të cilat kanë përfunduar me të plagosur me së shumti, po jo me viktima.Media gjermane i quan zjarrvënie, duke lënë të kuptohet se janë akte të qëllimshme, për të cilat ka reaguar edhe kancelarja gjermane Merkel.Ajo ka deklaruar se për të gjithë ata që dhunojnë emigrantët, toleranca do të jetë zero.Teksa Gjermania pret që fluksi i emingratëve këtë vit të arrijë në 800 mijë, mijëra njerëz vijojnë udhëtimin e tyre në drejtim të perëndimit të Europës duke injoruar edhe uljen e temepraturave.Teksa arijnë kufirin gjerman, për shumë prej tyre ky është destinacioni final.Zëdhënësi i policisë së Bavarisë, Majkëll Emer, thotë së situata po përkeqësohet, kapaciteti për strehimin e tyre po prek limitet dhe në horizont nuk duket asnjë zgjidhje afatgjatë.