GJEA: Gjyqësori në Kosovë vuan nga ndërhyrjet politike
Gjykata Evropiane e Auditorëve në raportin e publikuar sot për sistemin e drejtësisë së Kosovë thekson se gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike dhe mungesa e transparencës.Sipas këtij raporti, kapaciteti i kufizuar i Kosovës për të mbrojtur dëshmitarët kyçë dhe vështirësitë për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë vendit, janë mangësi të rëndësishme, duke shtuar se në pjesën veriore të Kosovës nuk ka pasur pothuajse fare përparim në vendosjen e sundimit të ligjit.Ndërsa ka analizuar edhe ndihmën që Bashkimi Evropianka dhënë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë Gjykata Evropiane e Auditorëve e ka cilësuar atë si të paefektshme."Edhe pse BE-ja ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve, sidomos në fushën e doganave, policisë dhe gjyqësorit, ajo ka pasur vetëm sukses modest. Nivelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë mbeten të larta", thuhet në raport.Sipas GJEA-s autoritetet e Kosovës trajtojnë priorite të pamjaftueshme për sundim të ligjit dhe mbështetja e BE-së duhet të jetë më efektive.“Në krahasim me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, në rastin e Kosovës, nxitja e anëtarësimit potencial në BE rrezikohet nga mungesa e një qëndrimi të përbashkët të BE-së ndaj pavarësisë së saj, thekson pos të tjerash raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.