Maqedoni, zbulohet një rrjet i azilkërkuesve të rremë

Një ditë pas takimit të Ministrave të Brendshëm të vendeve të BE në Luksemburg për rishikimin e regjimit të vizave për Ballkanin Perëndimor, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka zbuluar një rrjet të përfshirë në organizimin e azilkërkuesve nga Maqedonia nëpër vendet e BE-së.MPB ka bërë të ditur se gjatë ditës do të jap detaje mbi rastin, duke paralajmëruar se në rrjetin e organizuar kriminal është i përfshirë edhe një pjesëtar i policisë. MPB me këtë aksion ka ndaluar një grup qytetarësh të Maqedonisë, të cilët kishin synim udhëtimin drejt vendeve të BE-së dhe kalimin e kufirit.MPB pritet të jap detaje mbi aksionin, duke theksuar se në këtë rrjet janë të involvuar edhe persona të tjerë. Ky dikaster ka ndërmarrë masa për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve të rrejshëm në vendet evroperëndimore, pas shqetësimeve që kanë ardhur nga Komisioni Evropian.