Platforma për bisedimet, Hoxhaj: Në bazë të rezolutës

Pas zërave se Prishtina zyrtare nuk ka një platformë për bisedimet me Serbinë, ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj thotë se  hapat e  dialogut  do të bazohen në Kushtetutën e Kosovës, Rezolutën e Kuvendit dhe në dokumentet strategjike të qeverisë."Qëllimi jonë është që  në këtë proces të normalizohen marëdhëniet  mes  Kosovës dhe  Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura. Padyshim se pikënisja e vetme dhe korniza e vetme politike dhe legale për një proces të tillë është Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet në fuqi.  Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, e cila në formë dhe në substancë paraqet jo vetëm një konsensus politik  mes të gjithë partive politike por është edhe një mënyrë se si ne e shohim procesin e normalizimit të raporteve në mes të dy shteteve të pavarura", thotë Hoxhaj  në një intervistë për mediat Kosovare.Sipas shefit të diplomacisë kosovare  nga vizita e sekretares amerikane Hilari  Clinton dhe  shefes së diplomacisë europiane Catherin Ashton  priten vetëm  sugjerime specifike, por jo temat e dialogut.Hoxhaj thekson se këto bisedime Prishtina ka vendosur  vijat e kuqe për temat që janë të mbyllura njëherë e përgjithmonë siç janë: sovraniteti   dhe integriteti territorial.