Serbi, protestë kundër vizitës së sekretares amerikane Klinton

Ndërsa Kosova është  bërë gati për të pritur sekretaren amerikane  të shtetit Hilari Klinton dhe shefen e diplomacisë europiane Catherine Ashton, në Beograd organizatat e djathta serbe kanë protestuar kundër këtyre vizitave.Në protestën e orgtanizuar nga Lëvizja Popullore serbe  Nashi dhe Këshilli serb  Zavetnici  morën pjesë qindra persona duke mbajtur në duar flamuj dhe pankarta  ku shkruhej "Larg kthetrat nga Kosova, kjo është tokë serbe”.Organizatorët thanë se Clinton nuk është e  mirëpritur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-ve në shkëputjen e Kosovës nga Serbia.Ndërkohë  kryeministri serb Ivica Daçiç  ka thënë se nuk pret ndonjë takim të vështirë me  sekretaren amerikane  të shtetit Hilari Klinton dhe shefen e diplomacisë europiane Catherine  Ashton.