Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA dhe BE ndërtojnë platformën
Ndërsa në Kosovë po flitet më zë të lartë për fillimin e dialogut politik me Serbinë, Prishtina zyrtare ende nuk ka platformë për bisedimet.Por duket se vizitat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, si ajo e ministrit të jashtëm britanik Ëilliam Hague si dhe vizita e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, do ti japin platformën e bisedimeve palës kosovare.Ndërkohë sipas analistit Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave një platformë do të ishte një panoramë e qartë për atë që pret Kosova nga këto bisedime.Nga ana tjetër politologu Behlul Beqaj thotë se ky dialogim ka ardhur nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe atë platformë do t`ia imponojnë Kosovës faktorët si Bashkimi Evropian dhe SHBA-të.