Kosovë, Kurti: Thaçi ia ka nevojën Serbisë
Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk bën dot pa Serbinë.Në një intervistë për “Koha ditore” Kurti theksoi se Thaçi ia ka nevojën Serbisë për të qëndruar në pushtet.“Për mua është e qartë se kryeministri Thaçi ia ka nevojën Serbisë. Ai nuk mundet pa Serbinë, sepse vetëm kështu mund të mbetet në pushtet dhe të jetë interesant për ndërkombëtarët”, ka thënë ai.Sipas tij, kryeministri i Kosovës, pas takimit me ministrin e Jashtëm britanik, Ëilliam Hague, në dallim nga deklarimet e mëparshme që përfundimi i bisedimeve do të jetë me njohje nga Serbia, tani pret njohje nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.Lideri i forcës së dytë më të madhe opozitare i është referuar si kriminal takimit të Thaçit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, ndërsa ka thënë se Kosova është dashur ta kushtëzojë Serbinë te Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve.