Sekretarja Klinton vijon turin në Ballkanin Perëndimor

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka nisur një turne në Ballkanin Perëndimor që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në rajon i cili vuan nga tensione etnike.Klinton ka mbërritiur mbrëmë vonë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës. Ajo dhe  shefja për politën e jashtme në Bashkimin Evropian, Katherine Ashton, do të takohen me anëtarët e presidencës së Bosnjes për të diskutuar edhe mbi çështjet e buxhetit, qeverisjes dhe privatizimit të pronës shtetërore.Përparimi i Bosnjes pas luftës etnike tre-vjeçare të viteve 1990 ka qenë i ngadalshëm, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes 3 grupeve më të mëdha etnike të vendit.Të martën, sekretarja Clinton dhe baronesha Ashton do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe më pas do të udhëtojnë  drejt Prishtinës.Zyrtarët e BE-së i kanë bërë thirrje Beogradit që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, të cilat kanë qenë të paqëndrueshme që kur shqiptarët e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por pakica serbe e vendit, dhe vetë Serbia, refuzojnë ligjshmërinë e qeverisë së Kosovës.Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, sekretarja Klinton do të përshëndesë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.Nga Zagrebi sekretarja Klinton do të vizitojë Tiranën për të marrë pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.