Maqedoni, partitë të ndara për zgjedhje të parakohshme

Partitë politike në Maqedoni janë të ndara lidhur me propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  në një ditë  me ato lokale në marsin e 2013.Debatet mbi këtë çështje janë shtuar së fundi pas thirrjes së liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski që në marsin e 2013  me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Por Zoran Stavrevski, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë  tha se  partia e tyre ësthë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale."Ne nuk do të lejojmë që Maqedonia të jetë peng i karrierës personale të Cërvenkovskit dhe dëshirave të tij politike" ka theksuar Stavrevski.Një qëndrim të njejtë kundër zgjedhje të parakohshme parlamentare në mars të 2013 është edhe partia shqiptare e koalicionit BDI.  Lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti ka theksuar se partia që drejton ai nuk është e interesuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare."Brenda koalicionit nuk është  folur për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se kjo nuk do të ishte mirë për vendin", ka theksuar Ahmeti.Ndërkohë partitë shqiptare të opozitës PDSH dhe RDK kanë theksuar se janë të gatshme për tu  përballur në zgjedhje si ato lokale apo parlamentare.