Kësti i kredisë, Greqia pret me ankth të mërkurën
Athina zyrtare pret me ankth ditën e mërkurë pas takimit të ekspertëve të Euro Ëorking Group ku objektivi i pjesëmarrësve në takim është që të shqyrtojnë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e këstit të kredisë për Greqinë prej 31.5 miliardë euro.Ministrat e financave të mërkurën do të bëjnë një telekonferencë për Greqinë ndërsa mbetet i hapur diskutimi midis FMN dhe BE-së për zgjatjen e fatit të zbatimit të programit.Ndërkohë në Athinë negociatat me Trojkën vazhdojnë çdo ditë.Trojka i ka dërguar një letër ministrit të punës, ku përjashton çdo diskutim për çështjen e ndërhyrjeve në marrëdhëniet në punë.Sipas mediave greke në letër përfaqësuesit e kreditorëve theksojnë se pala greke në kuadër të negociatave për marrëdhëniet në punë siguroi akordin më të madh të mundshëm.Trojka refuzon ruajtjen e kompensimit të martesës, ndërsa nga ana tjetër duket se pranon propozimet e ministrisë së punës në çështjen e dëmshpërblimeve .Por pavarësisht ndryshimeve, një raport i drejtuesve të financave, nga kompania konslutative e biznesit BDO thekson se kriza e borxheve mbetet një shqetësim shumë i madh, aq sa Greqia konsiderohet vend më i rrezikshëm për të investuar dhe ngritur një biznes, sesa Siria e përfshirë nga lufta.