Pusic: E ardhmja e Evropës Juglindore në BE dhe NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusic tha sot në Zagreb se Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë garantuesit e një stabiliteti afatgjatë në Evropën Juglindore.“Anëtarësimi në NATO dhe BE është garanci për një stabilitet afatgjatë në këtë rajon. Nga pikëpamja historike, kjo është gjëja kryesore dhe më e rëndësishme e të gjitha problemeve, dhe kjo është detyra dhe qëllimi i këtij rajoni”, ka thënë Pusic, njofton agjencia kroate e lajmeve, HINA.Sipas Pusic, NATO-ja ndihmon në ndërtimin e stabilitetit duke forëcuar sigurinë, ndërsa BE-ja ndihmon transformimin gradual të institucioneve shtetërore.Pusic theksoi edhe një herë mështetjen e Zagrebit për integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE, duke shtuar se Kroacia është e gatshme ta ndajë përvojën e saj drejt rrugës për në BE dhe NATO me të gjitha vendet që kanë aspirata të tilla të anëtarësimit në këto institucione.