Sondazhi: Të rinjtë serb nuk e duan BE-në
Pavarësisht deklaratave të liderëve serb se do të bëjnë çdo gjë për të marrë një datë për fillimin e negociatave me BE, serbët e moshës 18-29 vjeç nuk e duan integrimin.Një sondazh i bërë nga gazeta beogradase “Politika”, tregon se 42 % e kësaj grup moshe janë kundër integrimit të serbisë në BE. Sipas gazetës sondazhi i bërë nga qëndra e Beogradit për politikë dhe siguri tregon qytetarët e moshës mbi 60 vjeç, 51 % e tyre janë pro vendimit që Serbia ti bashkohet BE.Tani analistët janë duke analizuar të dhënat për të kuptuar se pse popullata e re, deri kohët e fundit e konsideruar si avokatët më entuziastë të integrimit në BE është kundër vlerave të uniont."Qëndrimi pro BE ndryshon në masë të madhe nga situata aktuale. Ne kurrë nuk kemi parë që të rrinjtë të jenë kundër integrimit dhe të moshuarit të mbështesin këtë iniciativë. Megjithatë popullata serbe në përgjithësi është pro integrimit të serbisë në BE" tha një nga anketuesit.Një tjetër qëndrim sipas sondazhit tregon se serbët mendojnë se vendi ka marrë me shumë ndihma nga Rusia dhe Japonia se nga vendet e BE.Shifrat tregojnë se mbështetja për vendin në rrugën drejt BE, ka rënë që nga viti 2008 me 20%, dhe kjo pas shpalljes së pavarësisë së KoSovës dhe qëndrimeve të Beogradit për Kosovën.