Gazetari grek del para gjykatës
Gazetari investigativ grek Kostas Baksevanis pritet të dalë sot para gjykatës, pas publikimit 2059 emrve të llogarive bankare në bankat zviceriane ku midis tyre edhe politikanë. Sipas mediave greke Baksevanis do të dalë para gjykatës nën akuzën se ka shkelur ligjet në lidhje me privatësinë e të ardhurave personale.Arrestimi për botuesin e revistës HOT-DOC vjen në një moment kur qeveria greke perpiqet të zbulojë dhe të luftojë evazionin fiskal, por nga ana tjetër duket se kjo po shmanget pasi shumë zyrtarë të lartë janë të përfshirë.Para arrestimit të tij Baksevanis ka publikuar në internet një video ku thekson se ai ka bërë vetëm punën e vet dhe se kjo është një goditje e rëndë e fjalës së lirë.Lista e botuar nga revista greke i është dhënë në mënyrë konfidenciale nga ish ministrja franceze e Financave Kristine Legard, tashme kreu i FMN, ish ministrit grek të atëhershëm Jorgos Papakosntandinu në vitin 2010. Por ky i fundit jo vetëm që nuk e ka dorëzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe më pas ja ka dhënë pasardhësit të tij Evangjelos Venizellos, ndërsa në komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.Kreu i partisë më të madhe opozitare të Radikalëve të Majtë, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqinë gjithë këto vite e ka udhëhequr një mafie e oligarkise ekonomike, politike dhe mediatike të vendit në bashkëpunim me një sistem politik të falimentuar.