Kosovë, Qeveria miraton Projektbuxhetin për vitin 2013
Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2013 dhe të njëjtin do ta procedojë për aprovim në Kuvendin e Kosovës.Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të hënën, ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë prezantimin e Projektbuxhetit për vitin 2013, i cili, sipas tij, është rezultat i diskutimeve të zhvilluara me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.“Përgatitja e Projektbuxhetit 2013 është bërë brenda afateve dhe kornizës ligjore dhe ai është në përputhje me objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe qëndrueshmëri makrofiskale. Projektbuxheti 2013 ka marrë parasysh edhe rreziqet e ndikimeve nga kriza aktuale në vendet e eurozonës dhe në ekonomitë e vendeve tjera të rajonit”, ka thënë ai.Buxheti i Kosovës për vitin 2013, planifikon të hyrat e përgjithshme vendore në vlerën prej 1 miliard e 423 milion euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1 miliard e 586 milion eurosh.Aprovimi i buxhetit do ti kalojë Kuvendit të Kosovës për votim.