Nikoliç: Gati për bisedime, pavarësia e papranueshme
Presidenti serb Tomislav Nikolic thotë se ai dhe qeveria serbe janë gati për bisedimet me Kosovën. Nga Shkupi Nikolic tha se të mërkurën e ardhshme do të ketë një takim për të diskutuar strategjinë e bisedimeve, ndërsa ka theksuar se dokumenti është një sekret shtetëror, por që brenda tij nuk do të ketë pavarësi për Kosovën."Ne duhet të gjejmë një mënyrë të re apo model që ekziston në vendet evropiane të cilat mund ta përdorin në rastin e Serbisë dhe përfaqësojnë përmbushjen e asaj që shqiptarët do të donin, autonomi substanciale, shkalla e lartë e të drejtave por në të njëjtën kohë, Serbia nuk duhet të privohet nga një pjesë e territorit të saj ", deklaroi Nikoliç.Presidenti theksoi edhe një herë se për anëtarësimin në BE, ai nuk mund të hiqte dorë nga Kosova."Nëse dikush në BE këmbëngul se Serbia duhet ta njohë Kosovën kjo do të thotë ata nuk e duan Serbinë si një anëtare të BE. Është e papranueshme që zyrtarët e BE-së të jenë neutral ndaj statusit dhe pastaj të kërkojnë që Kosova një copë toke e serbisë të jetë një fqinj i mirë. Serbia kurrë nuk do ta shohë Kosovën si një vend ", tha Presidenti serb.Nikolic tha se Serbia është e përgatitur për të punuar shumë në çështjen e Kosovës dhe kjo që vendi të plotësoje kërkesat për të marrë një datë për bisedimet me Bashkimin Europian.