Berisha sulmon programin e PS për TVSH: Politikë kokëposhtë, do tu kalbte në fushë prodhimet fermerëve

Politikë me kokë poshtë. Kështu e ka vlerësuar Kryeministri Berisha programin e PS për një Rilindje kombëtare për heqjen e TVSH për prodhimet bujqësore. Ndërsa  zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Vlorë, ku u njoh dhe me problematikën që i shqetëson ata rreth kultivimit të varietetit të ullirit.  Kryeministri tha se  një politikë e tillë do tu kalbte fermerëve prodhimet në fushë, ndërsa e vlerësoi pozitive nismën e qeverisë për heqje të TVSH për çdo makineri bujqësore."Ne tani hoqëm TVSH për çdo mjet dhe makineri bujqësore, për çdo imput bujqësor përveç atyre që dëmtojnë prodhimin e vendit. Ju i keni dëgjuar ata, do heqim TVSH për prodhimet bujqësore. Por po e bëre atë do tua kalbësh në fushë prodhimin fermerëve, se ne këtë tokë kemi. Pra hap një konkurim të pandershëm. Kurse ne heqim TVSH për çdo gjë që u nevojitet për makineritë që ju duhen, por jo për prodhimin, kjo është politika e tyre kokëposhtë si ajo e taksës progresive" tha ai.Kreu i qeverisë ka premtuar më tej se për katër vitet e ardhshme do të mbështesë dhe nxisë më tej kultivimin e këtij varieteti, ndërsa shtoi se vëmendje të vecantë do ti kushtohet dhe formimit profesional për sektorin e bujqësisë dhe atij të blegtorisë."Formimi profesional në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është çështje themelore. Sot e vërteta është se biznesi po shkon duke u shtrirë me shpëjtësi në Shqipërinë rurale, por mendja e zyrtarëve akoma se ka realizuar këtë si duhet. Me shumë të drejtë theksuat çështjen e trajnimit, e kam ngritur këtë çështje si domosdoshmëmi jetike . Fondet që ne përcaktojmë për formimin profesional duhet të ndahen proporcionalisht mes Shqipërisë urbane dhe rurale. Do bëjmë gjithcka për të rritur shkollimin dhe profesionalizimin e fermerëve tanë, s’mund të ketë të njëtën kosto ulliri në zonën fushore me atë kodrinore. Ministria duhet të përcaktojë kofiçentë të ndryshëm në të gjithë trajtimin. Ka një gjë, e nisëm fillimisht me vreshtat, mollën dhe ullirin por skemën dhe financimin do ta shtrijmë në gjerësi. Ne mbështesim prodhimin e qumështit, por jo atë të mishit çfarë duhet ta shohim hollësisht" tha më tej Berisha.Kryeministri më tej garantoi fermerët se qeveria do të bëjë gjithcka për të luftuar informalitetin si dhe për zhvillimin e një sistemi vaditës ndër më modernit."Qeveria ka vendosur të ndërmarrë një projekt kombëtar në të cilin të shumfishojë rrënjët e ullirit në të gjithë teritorin e vendit ku kjo pemë madhështore, mbret i drurëve frutorë, të shumfishohet në Shqipëri. Do të vazhdojmë të subvencionojmë fermerët për fidanët e ullirit, do të mundësojmë një sistem vaditës ndër më modernit" përfundoi Berisha.