Serbia në dhjetor në BE nëse përmbush 4 kushtet
Nëse në fillim të dhjetorit vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nëse zgjidhen çështjet teknike si telekomunikacioni dhe energjia, Këshilli i Evropës pritet të të caktojë një datë të kushtëzuar për fillimin e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në bashkimin Evropian.Sipas mediave të Beogradit gjatë vizitës së Sekretares amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe shefes për politikë të jashmte në BE Catherine Ashton, presidentit serb do ti kërkohet: zbatimi i plotë i marrëveshjes për menaxhim e integruar kufijëve, heqja e strukturave paralele në veri, vazhdimi i dialogut politik dhe cështja e telekomunikacionit dhe energjisë.Burime nga Qeveria e Serbisë kanë thënë se politikanët serbë duhet të finalizojnë tekstin e platformës, i cili në rast të vërejtjeve të shtruara nga Ashton dhe Clinton, do të mund të korrigjohej, por duke respektuar linjat e kuqe të Serbisë.Mediat në beograt theksojnë se është e planifikuar që dyshja euro-amerikane do të bisedojë me presidentin e Serbisë Timosllav Nikolic, dhe kryeministrin serb Ivica Dacic.Ndërkohë sipas analistëve vizita e sekretares amerikane ne Beograd në fund të mandatit të saj është paksa e çuditshme, por theksojnë se për administratën amerikane është me rëndësi që ajo të përmbushë pavarësinë e Kosovës.