Bulqizë, e zë masivi i gurëve në minierë, ndërron jetë 45-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2013, 11:16
Regjistrohet një tjetër viktimë në minierën e Bulqizës. Një grua 45- vjeçare ka gjetur vdekjen paraditen e sotme, ndërsa po punonte në stoqet e kësaj miniere.Lirie Mera, 45 vjeç, nënë e 3 fëmijëve është plagosur rëndë teksa është zënë nga një masiv i madh gurësh ndërsa po nxirrte krom për të siguruar bukën e gojës.Menjëherë e plagosura është transportuar drejt spitalit rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.