Berisha: Treg pune më fleksibël dhe rritje të punësimit
Kryeministri Berisha premtoi një treg më fleksibël pune dhe rritje të punësimit gjatë 4 viteve të mandatit të ardhshëm qeverisës.Ndërsa ka vizituar sot panairin “Forum, punësim”, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka që të adaptohen metodat më të mira të tregut të punës."Tregu i punës do të jetë në epiqendër të reformave tona. Do të adoptojmë në Shqipëri reformat të mira të trajnimit dhe kualifikimit të tregut të punës. Reforma të cilat kanë faktuar se mund të ketë rritje të larta të punësimit. Ne do të bëjmë gjithçka që agjensitë shtetërore të punësimit të kenë mjetet më moderne të menaxhimit, sistemin më të mirë të tranimit të krahut të punës, për shumëllojshmërinë e knotratave që do të bëjnë të mundur krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Ne do të bëjmë gjithçka që tregu i punës të bëhet tregu më fleksibël në rajon dhe do bëjmë gjithcka për rritjen e punësimit të shqiptarëve” tha Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës nuk do të ketë ngritje të taksave për biznesin ndërsa nuk la pa sulmuar edhe opozitën për taksën e saj progresive.“Ata të cilët kërcënojnë sipërmarrjen me taska të larta janë pa mend sepse harrojnë se cili është qëllimi i rritjes së taksave për investitorët. Rritja e taskave është shkatërrimi i qindra mijëra vendeve të punës, është dekurajimi i entuziazmit të investitorëve dhe uljen e besimit të tyre. Ju garantoj se për sa kohë do të votini Partinë Demokratike dhe këtë qeveri do të ketë vetëm ulje të vazhdueshme të taksave dhe tafirave dhe kjo me qëllimin e vetëm për nxitjen e punësimit, rritjen ekonomike dhe të punësimit të qytetarëve” ka theksuar më tej Berisha.