Burrel, qëllohet me armë rastësisht 18-vjeçari, në shënjestër një person tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2013, 11:51
Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rastësisht sot në qytetin e Burrelit pasi është qëlluar me armë zjarri.Burime nga policia bëjnë me dije se është plagosur 18-vjeçari Besian Nuzi, punonjës në një lavazh ndërkohë që në shënjestër të atentatit ka qënë një person tjetër.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Burrelit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.