Kuvendi voton ministrat e rinj, Berisha-opozitës: Do mbeteni në minorancë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2013, 12:20
Kryeministri Sali Berisha ka konsoliduar mazhorancën edhe me mungesën e katër votave të LSI-së në Parlament. Në këtë mënyrë janë votëbesuar ndryshimet në kabinetin Berisha me 72 vota në Parlament dhe me dy votat e deputetëve të larguar së fundi nga PS-ja Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani si dhe votën e deputetit Kastriot Islami, i cili që kur u largua nga grupi i PS-së ka dhënë votën pro propozimeve të qeverisë.
Kështu Myqeram Tafaj mori 72 pro 59 kundër dhe 3 abstenime si Zv.kryeministër, Halim Kosova ka marrë 72 pro 58 kundër si ministër i shëndetësisë, Aldo Bumçi ka marrë 72 pro 59 kundër dhe 3 abstenime si ministër i jashtëm, Florian Mima ka marrë 72 pro dhe 59 vota kundër si ministër i ekonomisë dhe Visa Zhiti ka marrë 72 pro dhe 57 kundër si ministër i kulturës.
Pas votimit kryeministri ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke i kujtuar kreut të opzitës se pas katër vitesh mbeti në minorancë pavarësisht koalicioneve të fundit.