Pitella: Bashkimi PS-LSI, garanci për një qeveri të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2013, 10:44
Pasi ka luajtur rolin e shkuesit për pajtimin Rama-Meta Zv.presidenti i Parlamentit Europian ka zbritur vetë në Tiranë për të pagëzuar bashkimin LSI-PS, e zyrtarizuar vetëm një ditë më parë.
Fillimisht zyrtari i lartë i të majtës europiane është takuar me kreun e opozitës ku nuk ka bërë deklarata e më pas me Ilir Metën ka folur para mediave.
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella ka deklaruar bashkimi i së majtës është garancia për krijimin e një qeverie të re dhe për integrimin e vendit.
"Ne jemi në dijeni të problemeve që ka ky vend që ne kemi ndjenja të forta miqësie dhe këto probleme janë të shumta. Unë e di që ka probleme të mëdha sa i përket punësimit por edhe borxhit publik dhe kjo do të thotë që zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjitha forcave dhe elementëve në vend. Dhe brenda këtij bashkimit të madh të kombit duhet parë edhe bashkimi i forcave socialiste në vend. Prandaj kjo është kushti që do të garantoj një qeveri të re dhe të përqëndrohet tek procesi i integrimit. Ne kemi për detyrë dhe duhet të realizojmë ëndrrën e shqiptarëve që është bashkimi i Shqipërisë me familjen europiane. Dhe unë jam i bindur që aleanca e re e forcave të majta në Shqipëri do të ndihmojë për plotësimin e këtij angazhimi" shtoi më tej Pitella.Ai ka theksuar gjithashtu se ndodhet në Shqipëri për të falenderuar dy liderët e së majtës që vendosën të bashkohen në një koalicion parazgjedhor.“Vendosa që të vija personalisht dhe të falendorja mikun tim Ilir Meta siç falenderove edhe Edi Ramën dhe për të komunikuar edhe në emrë të presidentit të PE-së mesazhin që të lëmë pas të shkaurën dhe të shohin drejt së ardhmes. Ne kemi vlerësuar vendim e marrë nga partitë e majta në Shqipëri për të bashkuar forcat për të garantuar për Shqipërinë një të ardhme më të mire” theksoi Pitella.Ai ka garantuar edhe dy liderët e së majtës se do të kenë gjithmonë mbështetjen e partive të majta europiane.“Unë e garantoj Ilir Metën ashtu siç e garantova edhe Edi Ramën se do të kenë mbështetjen tonë që përmes kësaj aleance pozitive të lënë pas të shkuarën dhe për të parë drejt së ardhmes” shtoi Pitella.I pyetur në lidhje me qëndrimet e PS-së për procesin e integrimit, Pittella është shprehur se: “PS dhe Rama janë angazhuar për të ecur përpara me axhendën europiane dhe jami i sigurt që PS nuk do të jetë pengesa e avancimit të axhendës dhe gjithçka do të bëjë që kjo axhendë të realizohet. Ne duhet të arrijmë objektivin e madh për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë”.Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se ky moment i ri bashkëpunimi me Partinë Socialiste do të ketë si qëllimin integrimin e vendit në Bashkimin Europian.