Zv.presidenti i PE-së Pitella në Tiranë, takohet me Ramën dhe Metën
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella ka vizituar sot Tiranën për të zhvilluar takime me dy liderët e së majtës Edi Rama dhe Ilir Meta.Vizita e Zv. presidentit të PE-së në Tiranë vjen një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t`u bashkuar në një koalicion parazgjedhor.Pitella e ka zhvilluar takimin e parë me kryesocialistin Edi Rama në selinë rozë ndërsa në orën 10:30 do të takohet edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta.Pritet që Pitella të shprehë vlerësimin e tij për dy krerët e së majtës të cilët vendosën të bashkohen për të arritur një fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.Në letrën drejtuar kreut të PS-së dhe atij të LSI-së disa ditë më parë Pitella u shpreh se fitorja e së majtës do t’i hapë rrugë një transformimi të paimagjinueshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.