Berisha: Projekte ambicioze për zhvillimin rural, mbështetje kërkimit shkencor

Në 4 vitet e ardhshme, zhvillimi i bujqësisë do të jetë i krahasueshëm me atë të infrastrukturës rrugore, sektori të cilin kryeministri Berisha e ka konsideruar prioritet gjatë këtyre 2 mandateve.Por në fushën e bujqësisë, burimet njerëzore janë të vakta sepse profesionistët dhe të arsimuarit mungojnë. Në një tryezë të përbashkët me shefin e qeverisë, akademikët i kërkuan kryeministrit ngritjen e një sistemi në arsim për përgatitjen e këtyre ekspertëve, arsim profesional, liberalizim për në arsimin e lartë në këtë sektor dhe në anën tjetër, subvencionin nëpërmjet bursave.Gjithashtu kryeministri Berisha e ka parë me shqetësimi mungesën e një flote detare që do të ndikonte në rritjen e industrisë së peshkimit.Nga akademikët kryeministri kërkoi ti japin një hov të ri kërkimit shkencor dhe në anën tjetër ka siguruar akreditimin e laboratorëve në Universitetin Bujqësor në Kamëz, për bërjen e analizve dhe matjeve për aflaktosinën.