Koalicionet, Dule:S’kemi vendosur ende. Idrizi: Më parë të miratohet rezoluta

Angazhimi në koalicionet parazgjedhore mbeten ende të hapura për  Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, dy forca politike që mbajnë qëndrime  të kundërta sa i përket çështjes çame.Kreu i PBDNJ-it  Vangjel Dule tha se forca politike që kryeson ende nuk e ka përcaktuar se me cilin koalicon do të bashkohet , pavarësisht e vota e tij ishte kundër për ministrat e rinj.“PBDNJ mbetet konseguente në qëndrimin e saj opozitar ndaj qeverisë dhe e vetmja votë që mund ti japë asaj është për ligjet e integrimit, që janë në shërbim të vendit. Kemi gjithë kohën e nevojshme për të vendosur për koalicionin” tha Dule.Ai ka theksuar se vendit i duhej një pol i tretë që sipas tij do t`i shërbente politikës shqiptare.“Do t’i shërbente jetës politike, thyente bipolaritetin, nga i cili asgjë e mirë nuk i ka ardhur vendit. Por, Poli i tretë kërkon politikanë me kurajë, me vizion, nuk e kemi ende këtë mrekulli”ka theksuar Dule.