Kuvendi voton sot ministrat e rinj të kabinetit
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar që u dekretuan mbrëmë nga presidenti Bujar Nishani dhe u propozuan nga kryeministri Sali Berisha.Kuvendi do të votojë sot për në postin e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafajn, si ministër të shëndetësisë Halim Kosovën, si ministër të jashtëm Aldo Bumçin, ministër të kulturës Visar Zhitin dhe ministër të ekonomisë Florian Mimën.Ndërkohë grupi parlamentar do të mblidhet para seancës së Kuvendit për të vendosur në lidhje me votën e tyre për ministrat e rinj.Kryeministri në Facebook: Sapo propozova ministrat e rinjKryeministri Berisha ndërsa ka vlerësuar dje këto personaliste ka shprehur bindjen se ata do të punojnë me përkushtim për nevojat e qytetarëve."Sonte unë i propozova Presidentit të Republikës 4 personalitete, njerëz të shkëlqyer, profesionistë të nivelit të lartë në fushën e tyre dhe gjerësisht të respektuar nga opinioni publik" ka theksuar kryeministri duke vlerësuar secilin prej tyre.Prof. dr. Myqerem Tafaj, ideatori i programit dhe i reformave të mëdha dhe të suksesshme të arsimit dha shkencës tek ne, dhe njërin nga bashkëpunëtorët e mij më të aftë dhe një personalitet i shquar i botës akademike brenda dhe jashtë vendit për Zëvendës kryeministër dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës.Dr. Halim Kosova është një mjek i shkëlqyer me karrierë mbi 30 vjeçare, i pakorruptuar dhe menaxher novator me suksese të vlerësuara ndërkombëtarisht në mirë-menaxhimin e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” të Tiranës. Vështirë të ketë një zgjedhje më të mirë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor në vend. I paangazhuar më parë në politikë, përkushtimi i tij është mirënjohur nga të gjithë pacientët e tij.Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është miku i afërt i artistëve, autor i shumë librave, disa prej të cilave janë vlerësuar dhe me çmime ndërkombëtare. Përfaqësues i elitës kulturore të persekutuar të kombit nga regjimi komunist. Ish i burgosur i fjalës së lirë, i dënuar me 13 vite burg, ka ndjeshmërinë, vëmendjen dhe përkushtimin për trashëgiminë kulturore dhe për të përgatitur sezonin e ri turistik.Ekonomisti Florian Mima është ideatori i shumë reformave për lehtësimin e taksave për qytetarët dhe biznesin. Me një eksperincë të pasur edhe ndërkombëtare në reformat ekonomike dhe fiskale. Qytetar shembullor i Tiranës me kontribut familjar në historinë e kryeqytetit. Bashkëpunëtor i çmuar si zv.ministër dhe deputet. Ai është një punëtor i palodhur dhe me vullnet të palëkundur për zbatimin e programit të PD për hapjen e vendeve të reja të punës dhe paga me të mira" ka theksuar kryeministri në FacebookPropozimet e kryeministrit vijnë pasi LSI-ja zyrtarizoi daljen nga koalicioni qeverisës, duke tërhequr përfaqësuesit e saj nga postet ministrore.