Aksidenti në Librazhd, gjenden trupat e bashkëshortëve
Gjendet në Labinot trupi i pajetë i Ismet Karait 30-vjeçarit i cili u mbyt ditën e djeshme sëbashku me bashkëshorten e tij, Albina Hunçi, në ujërat e lumit Shkumbin.Paraditen e sotme, banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 17-vjeçares pak metra larg aksidentit, poshtë urës së Murrashit.Ngjarja e rëndë u shënua paraditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në urën e Murrashit, ku automjeti me të cilin udhëtonin dy bashkëshortët ra nga ura duke përfunduar 200 m poshtë në ujëra e lumit Shkumbin.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Elbasanit dhe Librazhdit si dhe forca të zjarrëfikeses me qëllim nxjerrjen e mjetit nga ujërat e Lumit Shkumbin por si pasojë e reshjeve të shumta, nuk u bë i mundur nxjerrja e mjetit nga ana e këtyre forcave dhe u kërkua ndihmë nga polumbarët.Edhe pas mbërritjes së polumbarëve në vendin e ngjarjes, si pasojë e distancës së madhe nga bregu i lumit si dhe si pasojë e reshjeve të mëdha dhe kushteve atmosferike jo të mira, nuk u bë i mundur nxjerrja e mjetit nga ujërat por u bë identifikimi i targës së mjetit e cila është AA 655 GB.Pas verifikimit të targës, rezultoi se mjeti i përkiste 30-vjeçarit Ismet Karaj, banues në fshatin Librazhd Katund.Nga deklarimet e marra familjarëve të çiftit, rezulton se dy bashkëshortët ishin nisur drejt Tiranës ku do të kërkonin shtëpi me qera pasi kishin vendosur të jetonin në kryeqytet.Mësohet se dy viktimat Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij Albina Hunçi 17 vjeç kishin një fëmijë të vogël 1 muajsh.