Ndalohen 6 klandestinë, vinin nga Algjeria, Siria dhe Tunizia
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 6 klandestinë, të cilët vinin nga Algjeria, Siria dhe Tunizia të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 25-vjeçarit Lorent Haxhia i cili me mjetin e tij me targa TP 2827 B do t`i kalonte 6 klandestinët në Malin e Zi kundrejt një shume prej 500 euro për person.Sipas policisë 25-vjeçari akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri kundrejt fitimit dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtjeshme.Sipas policisë së Gjirokastrës 6 klandestinët huaj do e përdornin Shqipërinë si vend tranzit për të udhëtuar në drejtim të Europës.Muajin e kaluar, 10 persona, shtetas algjerianë, sirianë dhe tunizianë u kapën nga policia e Gjirokastrës në postobllokun e Ujit të Ftohtë në Tepelenë.