Gjermania ofron punë për 20 mijë ballkanas në vit
Më shumë se 20 mijë persona mund të vijnë çdo vit në Gjermani dhe mund të marrin familjet e tyre me vete, tha Andrea Nales, Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale.Ajo shtoi se dëshiron të lehtësojë punësimin dhe trajnimin profesional të paguar për qytetarët nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor në Gjermani (Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri), ku ndodhen një numër rekord prej 600 mijë vendesh të lira.“Ne duhet të krijojmë një kontigjent lejesh pune për qytetarët e këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të ishte një mundësi për të ndaluar ciklin vicioz për hyrjen dhe dëbimin e tyre,” tha Andrea.Thelbi i propozimit të saj është që, në 5 vitet e ardhshme, të sigurojë një total prej 20 mijë lejesh pune për njerëzit nga këto vende, pavarësisht nga kualifikimi.“Bëhet fjalë për leje pune, 20 mijë në vit. Ata mund të vijnë në Gjermani, nëse merret në konsideratë se herët a vonë do të marrin familjet me vete,” shpjegoi ajo.Duke pasur parasysh që Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian, ky propozim i ministres është i lidhur me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Maqedoninë dhe Shqipërinë.Kushtet për marrjen në punë do të jenë: miratimi nga Agjencia e Punësimit të Gjermanisë, një ofertë konkrete për punë apo trajnim profesional.