Basha akuza Ramës: Ti fute kriminelët në parlament, prano dekriminalizimin

Konferencën e qeverisë ku u prezantuan arritjet e pretenduara ne luftën kundër drogës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi teatër dhe propagandë boshe të qeverisë në një kohë kur shteti sipas tij është kapur nga narkotrafiku.Kreu demokrat tha se ndërsa Kryeministri thirri në Tiranë me dhunë 2 mijë policë, droga mbillej dhe korrej në çdo cep të vendit.Basha: “Ndërkohë që qindra oficerë janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Edi Ramës, ngarkesa të reja droge bëhen gati, plantacione të tëra me bimë narkotike shtohen e ruhen me armë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit, të cilët përpos që kanë vënë poshtë oficerët e policisë, për ta pasur edhe më të lehtë përdorin targën e tyre të preferuar AA003GB, saktësisht makinën e Ministrit të Brendshëm, kur nuk janë duke përdorur varkën e tij”.Referuar rezultateve që demokratët pretendojnë në qeverisjen e tyre në luftën kundër drogës Basha tha se shifrat u përkeqësuan me ardhjen e së majtës në pushtet, pasi në krye të policisë u emëruan kriminelë dhe narkotrafikantë.Basha: “Edi Rama ka një rekord të qartë përsa i përket krimit e në veçanti narkotrafikut.I ka caktuar trafikantët e drogës në poste kyçe në administratë.I ka futur trafikantët e drogës në parlament.I bëri më pas dhe kryetarë bashkie.Emblema e luftës së Edi Ramës me drogën, janë roshët, bushët, bardhët, ndonët, peçët.Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojnë sot territore të tëra me pushtetin që u dha Edi Rama”.Si hap të parë të spastrimit të politikës nga krimi, Basha përsëriti realizimin e dekriminalizimitBasha: “Unë them nise me testin e drogës ti dhe ministri yt.Do të ishte një fillim i mbarë”.