Rikthehen në punë 28 mësuesit, Nikolla shkon vetë në Hotolisht

Pasi i ka rikthyer në punë, Ministrja e Arsimit ka qenë në shkollën e bashkuar në Hotolisht, për të biseduar me stafin, transferimi i të cilëve u bë temë debati politik.Lindita Nikolla: “Këto janë një staf që vijon detyrën por me një refleksion të ri në kuptimin e përmirësimit edhe të atyre momenteve të veçanta që mund të çojnë në vendimmarrje të tilla kaq drastike. Vijojnë punën por me detyra të reja për t’i thënë jo vetëm jo dhunës në të gjitha format që ajo vjen por edhe për të ndjerë dhe një lloj aktivizmi krejtëisht tjetër të kësaj shkolle në kuptimin e një shkolle të re me aktivitete”Ndërsa u ka dhënë udhëzime të qarta, Lindita Nikolla thekson se me rikthimin e stafit të shkollës, pret një komunikim të ri të tyre me njëri tjetrin dhe me nxënësit, larg dhunës.Për deputetin e PD të qarkut Elbasan, Luciano Boci, transferimi i mësuesve ka sfond politik.Luciano Boci: “Shqetësimi ynë kryesor është që i gjithë ky veprim ka sfond politik, madje nga informacionet që kam marrë nga dega PD Librazhd por dhe nga opinionet e qytetarëve është një veprim i frymëzuar nga deputeti i zonës. Kërkoj që në rastet kur janë bërë këto transferime të kthehen në vendet e punës së tyre, me shkresë zyrtare e jo me urdhra gojorë”.28 mësuesit e shkollës së bashkuar në Hotolisht të Librazhdit u transferuan nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Elbasanit dy ditë para nisjes së vitit shkollor me motivin e përdorimit të dhunës mes tyre dhe ndaj nxënësve.lindita ne hotolisht/Oranews.tv/