Konferenca e Pezës, PD: Rama të mos provokojë me diktatorin
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, apeloi sot kreun e qeverisë që të heqë dorë nga glorifikimi i figurës së Enver Hoxhës, në të kundërt do të ketë fundin e tij.Akuzat e Palokës lidhen me shfaqen e Partisë Komuniste dhe fotove të diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë e 73-vjetorit të konferencës së Pezës.Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi PalokaEdi Rama nxiti sërish sot ndasi e konflikt social, duke provokuar shoqërinë me nderimin që i bëri diktatorit Hoxha dhe shpurës tjetër komuniste të regjimit kriminal, që vranë, internuan, dënuan pa gjyq, zhdukën të drejtat elementare të njeriut, dhe sollën krizën e urisë për 45 vite në Shqipëri.Përmes pinjollit të tij në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama organizoi një aktivitet shtetëror me fotot e enverit e nexhmies në Pezë, kësaj radhe me akt edhe më agresiv duke i vendosur ato në vendin e nderit.Edhe më e rëndë është kjo ngjarje, kur të tilla manifestime bëhen me paratë e taksave të qytetarëve.Partia Demokratike e dënon këtë politikë të shëmtuar e kriminale të Edi Ramës që nga viti në vit po glorifikon dhe po restauron dikatorin më të egër të lindjes, duke e bërë tashmë pjesë zyrtare të protokollit.Ky është akti i një kryeministri të dështuar, i neveritur tashmë nga mbarë shoqëria që rreket në mënyrë të dëshpëruar të ruajë mbështetjen tek një grusht omunistësh.Ne i kërkojmë Edi Ramës të heqë menjëherë dorë nga këto provokime, me diktatorin, regjimin e të cilit mijëra shqiptarë e kanë paguar me gjak e me jetën e tyre.Nëse ai vazhdon të glorifikojë me arrogancë e me forcë enver hoxhën, qytetarët e vendit dhe ne do ti japim përgjigjen që meriton, përgjigjen që ka marrë dhe idhulli i tij.